De Biasi “tallet” me lojtarët e Kombëtares në intervistën për gazetën italiane

Trajneri i Alaves, Gianni de Biasi ka thënë se lojtarët e Shqipërisë janë ende të padisiplinuar.

Sport

08/10/2017 14:21

Për më shumë, Gianni de Biasi tha se Shqipëria është larg për të qenë gati teknikisht dhe atë për një mijë arsye. “Nga ana taktike lojtarët ende janë të padisiplinuar”, tha fillimisht De Biasi gjatë një interviste për Gazzetta dello Sport.

“Ata janë ende shumë larg për të qenë gati taktkisht dhe kjo për një mijë arsye: historisë, mungesës së kualiteteve individuale, përvojës. Por, atyre nuk u mungon përkushtimi dhe dëshira për të bërë befasi”, vazhdoi ai.

Krejt në fund De Biasi tregoi se çfarë u kishte thënë lojtarëve kur mori drejtimin e Shqipërisë.

“Nëse jeni me mua, më besoni dhe jeni gati, sepse të gjithë do të jemi të lumtur”.