De Biasi – Shqipëri, diçka nuk është në rregull

Gianni de Biasi nuk e ka të sigurt vazhdimin e kontratës në postin e selektorit të Shqipërisë.

Sport

10/09/2015 13:00

Gianni de Biasi ishte pritur të rinovojë kontratën menjëherë pas ndeshjes me Portugalinë, por humbja prej 1-0 ndaj shokëve të Cristiano Ronaldos duket se ka sjell në dyshim vazhdimin e qëndrimit të tij në postin e selektorit të Shqipërisë.

“E kisha menduar që pas ndeshjeve me Danimarkën dhe Portugalinë të takohesha me trajnerin De Biasi dhe të diskutonim rreth rinovimit të kombëtares. Por, tani që pozitat e skuadrës ndryshuan dhe duhet me patjetër të fitojmë dy ndeshjet e radhës, çdo diskutim tjetër do të na shpërqendronte nga objektivi madhor i kualifikimit në Euro 2016”, u shpreh presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

“Ndeshja me Serbinë është shumë afër dhe na duhet përqendrim maksimal në atë ndeshje në të gjitha drejtimet”, shtoi ai.