De Biasi shpërtheu pas ndeshjes me Italinë, ja çfarë iu tha futbollistëve

Një Kombëtare që luan për flamur. Një skuadër ku grupi vjen gjithmonë përpara individit.

Sport

26/03/2017 14:21

Ndoshta ky është elementi që Shqipëria ka humbur pas pjesëmarrjes historike në Kampionatin Europian.

Kjo ka qenë arma më e fort e kuqezinjve: një ekip pa yje të nivelit botëror si Shqipëria, i kompesonte diferencat teknike me rivalët e mëdhenj falë forcës së grupit.

Një element tek i cili trajneri Gianni De Biasi është ndalur gjatë në analizën pas ndeshjes kualifikuese të Botërorit 2018, ku Shqipëria u thye 2-0 nga Italia.

“Nuk po luani më për flamur!”, ishin fjalët e drejtuesit të stolit. “Kur kjo ndodh, jemi në gjendje të përballemi si të barabartë me çdo kundërshtar. Vetëm kështu i kemi arritur sukseset”, shtoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6