De Biasi s’bën eksperimente ndaj Maltës

Kombëtarja shqiptare i ka bërë të gjitha përgatitjet para miqësores që do ta zhvillojë nesër mbrëma ndaj Maltës, në stadiumin ‘Niko Dovana’, duke filluar nga ora 18:00. Selektori Gianni De Biasi ka paralajmëruar se nuk do të bëjë eksperimente, duke iu besuar futbollistëve që i kishte në dispozicion edhe në të kaluarën. “Do të ketë…

Sport

04/03/2014 19:15

Kombëtarja shqiptare i ka bërë të gjitha përgatitjet para miqësores që do ta zhvillojë nesër mbrëma ndaj Maltës, në stadiumin ‘Niko Dovana’, duke filluar nga ora 18:00.

Selektori Gianni De Biasi ka paralajmëruar se nuk do të bëjë eksperimente, duke iu besuar futbollistëve që i kishte në dispozicion edhe në të kaluarën.

“Do të ketë pak ndryshime. Malta është një skuadër normale. Thjeshtë, grupi ynë është shumë më i vështirë sesa ekipi i Maltës. Kjo do të thotë se në këtë prizëm nuk ka asnjë aventurë”, deklaroi fillimisht në konferencë për shtyp trajneri italian.

“Do të luajmë për ta intensifikuar ritmin dhe për të qenë më harmonikë me lojën, por e them nuk është eksperiment”, vazhdoi ish trajneri i Udineses.

I pranishëm në konferencë për shtyp ishte edhe kapiteni Lorik Cana, i cili megjithatë nuk foli për kundërshtarin e Kuqezinjve, por vetëm për ndeshjen historike të Përfaqësueses së Kosovës, të cilën do ta zhvillojë nesër ndaj Haitit, në stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.