De Biasi, pse mungon ky futbollist? (FOTO)

Portieri i Lazios, Thomas Strakosha, që bëri debutimin në Serinë A në takimin kundër Milanit nuk do të jetë pjesë e kuqezinjve për dy ndeshjet e radhës.

Sport

01/10/2016 10:02

Thomas Strakosha nuk është grumbulluar nga trajneri Gianni De Biasi për ndeshjet kundër Lihtenshtajnit dhe Spanjës.

Portieri i Lazios, që bëri debutimin në Serinë A në takimin kundër Milanit nuk do të jetë pjesë e kuqezinjve për dy ndeshjet e radhës.

Arsyeja e këtij vendimi nga ana e De Biasit lidhet me ndeshjen që Shqipëria U-21 ka kundër Izraelit më datë 10 tetor.

Strakosha u grumbullua për ndeshjen ndaj Maqedonisë, të cilën Shqipëria e fitoi 2-1 në Shkodër, raportojnë mediat shqiptare, përcjell “Lajmi.net”.

Listën e plotë De Biasi do ta zbulojë ditën e sotme në një konferencë për shtyp.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.