De Biasi prezantohet te skuadra e re, kërkon diçka nga futbollistët

Gianni De Biasi është prezantuar te skuadra e re.

Sport

25/09/2017 14:22

Ish-përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë është shprehur optimistë që skuadra do ta arrijë objektivin për të mbijetuar.

“Gjëja më e rëndësishme në këtë moment është ekipi. Së bashku mund t’i arrijmë objektivat që i kemi”, deklaroi De Biasi, përcjellë “Lajmi.net”.

“Çelësi është që të jemi të bashkuar, nga ekipi te tifozët dhe drejtuesit. Kemi një grup të mirë të lojtarëve. Duhet të kemi shumë dëshirë për të arritur diçka”, shtoi italiani.

De Biasi u bë trajner i Alavesit para ndeshjes ndaj Real Madridit, të cilën skuadra e humbi 2:1.

Ai debuton në bankinë me sfidën në udhëtim ndaj Levantes. /Lajmi.net/