De Biasi pret Januzajn

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka insistuar se ekipi kuqezi vazhdon të jetë i interesuar për përfshirjen e yllit të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj. 18-vjeçari është temë e nxehtë pas dy golave në debutimin e tij si titullar për Unitedin në Premierligë të shtunën në fitoren 2-1 ndaj Sunderlandit, derisa vazhdojnë të qarkullojnë njoftime…

Sport

07/10/2013 17:17

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka insistuar se ekipi kuqezi vazhdon të jetë i interesuar për përfshirjen e yllit të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj.

18-vjeçari është temë e nxehtë pas dy golave në debutimin e tij si titullar për Unitedin në Premierligë të shtunën në fitoren 2-1 ndaj Sunderlandit, derisa vazhdojnë të qarkullojnë njoftime nga më të ndryshmet se ku qëndron e ardhmja e tij në nivelin e Kombëtareve.

Belgjika, Shqipëria, Anglia e së fundmi edhe Kroacia kanë shprehur gatishmëri ta inkuadrojnë në ekip. Por, shpresën nuk e ka humbur as De Biasi.

“Lojtari nuk e ka të lehtë të vendosë pasi është në mes Belgjika e Anglia, këtu hyjnë në lojë dhe menaxherët. Do të bëjmë maksimumin për të marrë Januzajn”, deklaroi De Biasi gjatë një konference për shtyp.