De Biasi para Allegrit në garën për trajner të vitit në  Itali (FOTO)

Gianni De Biasi renditet para trajnerit të Juventus, Massimiliano Allegri në garën për trajnerin italian më të mirë të vitit 2015.

Sport

29/11/2015 15:49

Gianni de Biasi, renditet i katërti në votimin që po bëhet në ‘Gazeta dello Sport’ duke qenë në këtë mënyrë larg fitores së çmimit të trajnerit të vitit 2015, në Itali, nga gazeta italiane, transmeton Zëri.

Trajneri i Napolit Mauricio Sarri, është i pari në renditje që kryeson me 19% të votave duke lënë pas Romeo Saketin trajneri e  Dinamos Sasarit në basketboll, Antonio Conte është i treti, ndërsa pas tij renditet përzgjedhësi i Shqipërisë.

Votimi për trajner të vitit ka nisur prej disa ditësh ndërsa do të mbyllet me 30 nëntor.