De Biasi: Në këtë moment për pak më lëshoi zemra

Gianni De Biasi është shprehur shumë i lumur me fitoren ndaj Rumanisë.

Sport

19/06/2016 23:23

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, e quajti këtë mbrëmje si më të bukurën të këtyre katër viteve.

“Padyshim që është mbrëmja më e bukur në Francë dhe mbrëmja më e bukur në këto katër vite”, deklaroi De Biasi, përcjellë “Lajmi.net”.

“Rumania është një skuadër e fortë, por ne luajtëm me inteligjencë dhe nuk rrezikuam asgjë, pos në atë rast të goditjes së dënimit që më frikësoi shumë”, shtoi ai.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.