De Biasi motivon lojtarët me një fjalim të shkurtër

Gianni De Biasi u ka mbajtur një fjalim të gjatë rreth 20 minuta lojtarëve të Kombëtares, në stërvitjen e djeshme, në tentim për t’i motivuar para sfidës me Portugalinë.

Sport

07/09/2015 11:45

De Biasi ka kërkuar nga lojtarët “kuqezi”, të luajnë njësoj si në ndeshjen ndaj Danimarkës dhe pa asnjë ndjenjë frike, transmeton Panorama Sport.

“Djema, jemi përpara një momenti delikat! Kemi kaluar gjysmën e rrugës, duke bërë më të mirën falë grupit kompakt që kemi. Tani na pret një takim shumë më i fortë dhe dua që të tregoni karakter në fushë. Duhet ta ndihmoni njëri-tjetrin. Është një ndeshje ku kujdesi dhe përqendrimi duhet të jetë i madh në çdo minutë. Përballë është një ekip që mund të na shënojë në çdo moment. Duhet të luani ashtu si në Danimarkë, pa asnjë ndjenjë frike. Ua kam thënë edhe në ndeshjet e kaluara, ne nuk kemi frikë askënd. Bashkë ia dalim, forca çuna!”,  ka thënë italiani.