De Biasi merr drejtimin e ekipit që dështoi në Botërorin 2018?

Gianni de Biasi drejt një angazhimi të ri.

Sport

28/06/2018 09:50

Gianni De Biasi është një nga kandidatët kryesor për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Polonisë.

Trajneri aktual i polakëve, Adam Nawalka, pritet të largohet sapo të mbyllë aventurën në Botëror dhe sipas shtypit vendas, pasuesi i tij mund të jetë një mes Jacek Magieras (trajneri aktual i U-20), Michal Probierz të Krakovias dhe ish-trajnerit të Shqipërisë.

De Biasi është pa punë që pas shkarkimit nga drejtimi i Alaves në Spanjë dhe gjithmonë është shprehur se dëshiron të marrë drejtimin e një skuadre ku të jetë në qendër të projektit.

Me zhgënjimin e Polonisë në Botëror, drejtuesit e Federatës Polake të Futbollit mund t’ia besojnë drejtimin pikërisht 61-vjeçarit, që ka eksperiencën e duhur në krye të Shqipërisë, duke i kualifikuar kuqezinjtë në Euro 2016.