De Biasi: Mavraj mund të luajë

Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka dhënë një lajm mjaft të madh për të gjithë tifozët e Kombëtares, duke thënë se mbrojtësi Mërgim Mavraj mund të luajë në takimin e nesërm kundër Armenisë.

Sport

28/03/2015 19:09

Mërgim Mavraj ka pësuar një lëndim dhe është në dyshim për ndeshjen e madhe kundër Armenisë.

Sidoqoftë, trajneri De Biasi, ka thënë se lojtari mund të rikuperohet me kohë dhe të jetë i gatshëm për përballjen e nesërme.

“Mavraj është në dyshim, mirëpo përgjigjen përfundimtare nëse ai do të luajë apo jo, do ta marrim nesër”, tha De Biasi në konferencë për shtyp.

“Curri është rikuperuar dhe është i gatshëm për lojë. Më vjen keq të Ajeti dhe Aliji nuk do të jenë pjesë e skuadrës për arsye burokratike”, përfundoi trajneri italian i cili ka marrë nënshtetësi shqiptare.