De Biasi: Kjo Kombëtare nuk refuzohet

Gianni De Biasi ka thënë se nuk ka trajner italian që s’dëshiron ta drejtojë Italinë.

Sport

27/02/2016 23:29

Spekulimet se Antonio Conte do të transferohet në Chelsea, kanë bërë që disa trajnerë të njohur të lidhen me marrjen e drejtimit të Kombëtares së Italisë.

Madje, për këtë gjë ka folur edhe përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi.

Trajneri Italian nuk beson se ndodhet në listën e zëvendësuesve eventual të Contes, mirëpo sipas tij nuk ka trajner italian që s’do të dëshironte ta marrë drejtimin e azzurëve.

“Ka shumë kandidatë, nuk mendoj se jam njëri prej tyre. Kam një kontratë deri në fund të 2017-s me Kombëtaren shqiptare, por më gjeni një trajner italian që nuk do të donte të drejtonte Italinë”, u shpreh De Biasi, përcjell Lajmi.net nga Panorama Sport.