De Biasi kërkon qartësi nga kosovarët

Gianni De Biasi është bërë nervoz me futbollistët kosovarë që luajnë me Kombëtaren shqiptare. Selektori i Kombëtares shqiptare ka kërkuar nga ta të jenë më të sinqertë dhe më të vendosur në zgjedhjet e tyre.

Sport

17/04/2014 19:47

Gianni De Biasi ndihet i bezdisur nga fakti që herë pas herë në Kombëtaren shqiptare “lind” një çështje kosovarësh. 

Duke marrë shkas nga rasti më i fundit, ai i Loret Sadikut, trajneri i Shqipërisë, ndryshe nga e kaluara, tani vendos të jetë më pak diplomat dhe më i qartë në apelin e tij.

“Kush e do Shqipërinë, të vijë të luftojë për fanellën. Mjaft lojës me ‘dy porta’. Unë nuk kam bërë asnjëherë diferencime dhe lojtarët e rinj duhet ta ndjekin shembullin e Canës që përveçse është lider në skuadër, është edhe një patriot i flaktë”, thotë De Biazi për “Panorama Sport”.