De Biasi: Ja dhuruam fitoren Spanjës

Gianni De Biasi e ka cilësuar fitoren e Spanjës të dhuruar nga Shqipëria.

Sport

09/10/2016 22:34

Trajneri italian pas ndeshjes, ka thënë se bënë gabime në mbrojtje që iu kushtuan me humbje.

Shqipëria u mund 0:2 nga Spanja në ‘Loro Boriçi’, me golat e shënuara nga Costa dhe Nolito.

“Ndeshje e dhuruar nga ana jonë, nuk i dhamë shumë mundësi Spanjës, bëmë gabime nga rivënia e topit në lojë, mbrojtja ishte shumë para, dhe kur pëson nga Spanja është e vështirë për të reaguar”, ka deklaruar De Biasi për Supersport, përcjell Lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.