De Biasi ia tregon Panuccit problemin e madh të Shqipërisë

Ish trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi e di se trajneri i ri Christian Panucci ka idetë e tij për futbollin, por tha se duhet t’i përshtat shumë shpejtë me lojtarët.

Sport

09/08/2017 18:49

Ai beson se koha e shkurtër për të bërë këtë është problemi kryesor i tij.

“Për të ndryshuar, në futboll duhet kohë për të punuar brenda dhe jashtë fushës. Problemi i vërtetë është që të kërkohet të përmirësohet ekipi në kohën më të vogël të mundshme”, u shpreh De Biasi për eduasportin.com.

Italiani që prej largimit nga Shqipëria është i pa punë, por në kërkim të një skuadre ose kombëtareje.