De Biasi i pafuqishëm pa një lider, tani ka rrotull “peshkaqenë”

Ish-mbrojtësi dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, mendon se Xhani De Biazi tani po sulmohet pa të drejtë nga persona të cilët duan të shfrytëzojnë këtë moment negativ të kombëtares për të rënë në sy.

Sport

29/03/2017 19:39

Në një intervistë për “News 24”, Vata shprehet i bindur se përçarjet dhe klima aspak pozitive brenda grupit është e dukshme por duhet gjetur një mënyrë për të kapërcyer këtë moment aspak pozitiv e sidomos një lider që të udhëheqë ekipin.

“Për mua, De Biazi duhet të largohej mbas Europianit. Mori maksimumin nga ajo kombëtare, misioni i tij me përfaqësuesen përfundoi aty. Qëndroi dhe mori një risk, ndërsa tani për mendimin tim po merr një çmim që nuk e meriton, sepse është De Biazi ai që na bëri ne një ekip kombëtar serioz”, deklaroi Vata.

“Nuk e ka luksin sigurisht, por në të kaluarën De Biazi e ka pasur privilegjin për të pasur zgjedhje të mjaftueshme, tani rezultatet po shkojnë kundër tij, është krijuar një rrymë e pakëndshme, shikoj shumë “peshkaqenë” që janë zgjuar dhe janë bërë gati të sulmojnë teknikun nga të gjitha krahët. Gjithsesi, Kombëtarja është e shqiptarëve dhe duhet ta mbrojmë, e jo ta sulmojmë kur është keq. Xhaka është një futbollist profesionist. Si çdo futbollist ka marrë vendimin e tij”.

rudi-vata-vllaznia

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6