De Biasi i buzëqeshur: Jemi optimistë

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi është shprehur optimist për një vendim të favorshëm pas dëshmisë së tij në Gjykatën për Arbitrazh Sportiv në Lozanë.

Sport

17/04/2015 15:50

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka bërë të ditur se në mesditë ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën për Arbitrazh Sportiv në Lozanë.

Dhe, se tani janë në pritje të një lajmi të mirë.

“Në ora 11:25 e kam filluar dëshminë time në CAS të Lozanës. Pas gati një ore të pyetjeve e kam përfunduar. Tani presim me besim”, shkroi De Biasi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, së bashku me një fotografi ku shihet i buzëqeshur.

Të shpresojmë se besimi i tij do të përcillet me vendim të favorshëm për Shqipërinë.