De Biasi gati të marr drejtimin e kombëtares së njohur, mund të luajë kundër Kosovës

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi shumë shpejt mund të marrë drejtimin e përfaqësueses së Armenisë.

Sport

24/09/2018 17:48

Ashtu siç raportojnë mediat maqedonase, tekniku italian është në bisedime me Federatën e Futbollit të Armenisë.

Kështu, nëse ndodh kjo, atëherë De Biasi mund të ketë përballë kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Si mund të ndodhë kjo? Nëse Armenia kualifikohet nga League D4, si dhe Kosova nga League D3, atëherë një ndeshje mes tyre mund të zhvillohet në play-off.

Kujtojmë se Kombëtarja kosovare e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme Ligën e Kombeve, duke barazuar me Azerbajxhanin dhe duke mposhtur Ishujt Faroe.