De Biasi flet pas humbjes së Shqipërisë, ky është arsyetimi i tij

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, foli për “Supersport” që nga hoteli pas humbjes së pësuar në miqësoren ndaj Luksemburgut.

Sport

04/06/2017 22:19

Ai ia vendos fajin kryesor mungesës së motivimit në grupin e lojtarëve, diçka që sipas tij ka munguar që pas përfundimit të Europianit.

Mbledhja me lojtarët pas kthimit në hotel

“Ka gjithmonë një herë të parë.”

Mërzia e madhe pas humbjes

“Një humbje që peshon shumë ndaj një skuadre që ka më pak cilësi se ne, por me ndryshimin që ka më shumë dëshirë se ne për të luftuar, për të kërkuar rezultat, karakteristika që ne i kishim për dy vite e gjysmë deri në Europian. Pas Europianit, skuadra nuk gjeti atë dëshirë për të luftuar dhe për të arritur objektivat.”

Nëse arrin trajneri ta motivojë skuadrën

“Këtë skuadër, një trajner që erdhi nga Italia, e bëri të mendonte që ëndrrat ishin të mundura, e bindi që mund të fluturonte, aq sa fluturoi në Europian. Mendoj se sot kjo skuadër duhet të gjejë brenda vetes, jo te dikush këtë motivim, se janë të rritur. E kuptoj që janë disa që nuk luajnë shumë, nuk bëjnë ndeshje. Por brenda grupit duhet gjetur forca në mënyra të ndryshme, duke filluar nga e diela në Izrael./PanoramaSport/Lajmi.net/