De Biasi flet para ndeshjes me Serbinë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi ka mbajtur konferencë për shtyp, para ndeshjes me Serbinë, duke thënë se ata janë favoritët e grupit, mirëpo as kombëtarja jonë nuk është shumë largë.

Sport

13/10/2014 22:38

De Biasi ka pranuar se Serbia është favoritja e grupit, duke shtuar se Shqipëria ka kualitete të mira dhe do të luftojë deri në fund.

“Unë mendoj se favorite kryesor në këtë grup është Serbia, mirëpo këtë gjë nuk e ka dëshmuar shumë mirë në ndeshjen ndaj Armenisë. Më pas ata ndeshen ndaj Danimarkës dhe Portugalisë”.

“Ne nuk do të heqim dorë nga synimet tona që i kemi krijuar që nga fillimi. E njohim mirë Serbinë pasi e kemi analizuar, mirëpo tani me trajner të ri, loja e tyre mund të ndryshojë sadopak”.

“Ne do të mbrohemi mirë në këtë takim dhe do të luftojmë për një rezultat të mirë, me të cilin tifozët do të festonin në shtëpi”.

“Ne nuk jemi Hirushja, pasi këtë gjë e kemi dëshmuar shumë mirë në dy ndeshjet e para. Do të mundohemi të marrim tre pikë nga ky takim, pasi i kemi studiuar mirë pikat e dobëta të Serbisë”, tha trajneri i kombëtares shqiptare në konferencë për shtyp para ndeshjes, të mbajtur në Beograd.