De Biasi emërohet trajner i ekipit të njohur nga La Liga

Gianni de Biasi me detyrë të re në La Ligë.

Sport

22/09/2017 15:37

Gianni De Biasi do t’i rikthehet punës. Ai do të marrë drejtimin e skuadrës nga La Liga, Deportivo Alaves.

“Po, është e vërtetë. Sapo u thashë ‘po’ drejtuesve të Deportivo Alaves dhe do të marr drejtimin e skuadrës”, ka deklaruar De Biasi për ‘Panorama Sport.

Ish trajneri i Torinos, Berseias e Udineses e njeh mirë La Ligën, pasi në sezonin 2007-2008 ka drejtuar skuadrën e Levantes.