De Biasi e pëlqeu Rashkajn

Gianni de Biasi e ka pëlqyer lojën e që e ka shfaqur Anel Rashkaj në miqësoren ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Përzgjedhësi i Kombëtares ka treguar se i kanë pëlqyer edhe lojtarë të tjerë, por s’deshi të zbulonte emra.

Sport

22/05/2014 10:20

Anel Rashkaj është në llupën e përzgjedhësit të Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi. Trajneri italian e ka pranuar se e pëlqeu kapitenin e Përfaqësueses së Kosovës, por pa edhe elemente tjera të rëndësishme, në humbjen e Kosovës nga Turqia, 1:6.

“Ka prej lojtarëve që më kanë pëlqyer, por s’jap emra. Kapiteni ishte lojtar me kualitet, e mban topin mirë, por i duhen më shumë ndeshje”, deklaroi De Biasi pas ndeshjes.

Tash, topi është tek përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, nëse dëshiron të heq dorë apo jo nga kapiteni i tij, në rast se Federata Shqiptare e Futbollit troket në dyert e Federatës së Futbollit të Kosovës.