De Biasi, e çuditshme çfarë ndodhi pas ndeshjes me Lihtenshtajnin

Gianni De Biasi nuk i dha dorën kolegut nga Lihtenshtajn por nuk duket se e bëri me qëllim.

Sport

08/10/2016 10:49

Trajneri i Lihtenshtejnit, Rene Pauritsh, ka pritur më kot pas ndeshjes për të përshëndetur Gianni de Biasin.

Menjëherë pas vërshëllimës së gjyqtarit, trajneri kuqezi lëvizi nga stoli dhe takoi një tifoz që ndodhej në sektorin pas pankinës së Shqipërisë.

Mirëpo, në këtë moment, pas De Biasit shkoi trajneri Pauritsh.

Italiani nuk e vuri re dhe vijoji të përshëndetej me tifozët, pavarësisht se trajneri i Lihtenshtejnit nisi ta thërriste. Pauritsh priti afro një minutë, por De Biazi nuk ia dha dorën duke mos e dëgjuar, shkruan “Panorama Sport”.

Ky momenti u kap edhe nga kamerat gjatë transmetimit direkt të ndeshjes, në një kohë që Pauritsh u largua i zhgënjyer, duke mos e pritur më trajnerin kuqezi.

Gjithsesi, tekniku që drejton skuadrën modeste do ta ketë mirëkuptuar italianin, i cili ishte shumë i angazhuar për të takuar një tifoz.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.