De Biasi beson në play-off

Selektori i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka refuzuar të dorëzohet në shpresë për sigurimin e play-offit për kualifikim në Kampionatin botëror 2014. Kuqezinjtë të premten mbrëma ndeshen ne Zvicrën në Qemal Stafa ndërsa gjenden në kuotën e 10 pikëve, dy xhiro para fundit. “Në çdo ndeshje hyjmë për të marrë maksimumin. Këtë gjë do të…

Sport

10/10/2013 18:21

Selektori i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka refuzuar të dorëzohet në shpresë për sigurimin e play-offit për kualifikim në Kampionatin botëror 2014.

Kuqezinjtë të premten mbrëma ndeshen ne Zvicrën në Qemal Stafa ndërsa gjenden në kuotën e 10 pikëve, dy xhiro para fundit.

“Në çdo ndeshje hyjmë për të marrë maksimumin. Këtë gjë do të tentojmë edhe ndaj Zvicrës. Duam të përmirësojmë pozicionin në grupin tonë kualifikues. Pastaj, përderisa ka jetë, ka edhe shpresë për play off”, deklaroi De Biasi në konferencë për shtyp.

“Gjendja në ekip është shumë e mirë. Kjo na e shton besimin në vetvete, ndaj do të futemi pa frikë në fushë, kundër Zvicrës. Pavarësisht se luajmë kundër një ekipi të fortë, që ka në përbërje të vet nëntë lojtarë pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve, ne do t’i luajmë të gjitha shanset tona”, u shpreh ai.