De Biasi: Besart Berisha sakrifikoi për Kosovën, duke ardhur nga Australia

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Gianni De Biasi sonte ka folur edhe për Besart Berishën, yllin e Kosovës.

Sport

29/03/2017 23:11

Ai ka treguar se Berisha nuk kishte vazhduar me Shqipërinë për shkak të largësisë, sepse luan në Australi.

“Nuk erdhi të luaj për Shqipërinë, sepse i binte udhëtim dy ditë dhe sapo merrte veten me ekipin kombëtar, ju deshte të kthehej ne Australi. Mirëpo, për Kosovën, vendin e tij, vendosi të sakrifikonte gjithë atë rrugë dhe mundim”, ka thënë De Biasi. /Lajmi.net/