De Biasi bëhet me skuadër të re

Gianni de Biasi është gati të bëhet me skuadër të re.

Sport

21/09/2017 20:44

Trajneri që bëri historinë me Kombëtaren Shqiptare, karrierën mund ta vazhdojë në Spanjë, në La Liga.

Raportimet e fundit të medieve sugjerojnë se De Biasi, është afër arritjes së marrëveshjes me skuadrën e njohur spanjolle.

Bëhet fjalë për skuadrën e Alaves, që së fundi pësoi humbje 1:0 nga Deportivo La Coruna në xhiron e pestë të La Ligas.

Në rast arritje të një marrëveshje me Alavesin, 61 vjeçarin italian nuk e pret punë aspak e lehtë, pasi skuadra spanjolle në pesë xhirot e para në La Liga, ka pësuar pesë humbje, duke pranuar tetë gola, e duke mos shënuar asnjë.

Kujtojmë se De Biasi para se të merrte drejtimin e Shqipërisë, ka qenë trajner i skuadrave si Carpi, Spal, Modena, Brescia, Torino, Levante e Udinese./Lajmi.net/