De Biasi befason tifozët me ekipin e ri

Gianni de Biasi mund të emërohet në postin e selektorit të Kombëtares së Australisë.

Sport

08/12/2017 09:09

Gianni de Biasi është kandidat për postin e selektorit të Kombëtares së Australisë.

De Biasi është aktualisht i lirë pas largimit nga posti i trajnerit të Alavesit në La Ligë.

Kurse, “Sky Sport Italia” raporton se ai mund të transferohet në Australinë e largët për ta udhëhequr ekipin në “Kampionatin botëror 2018”, përcjell “lajmi.net”.

De Biasi së fundmi ishte përmendur edhe si objektiv i Crotones. /Lajmi.net/