De Biasi befason tifozët e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar tri ndeshje në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2018”. Por, selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka pranuar se nuk kishte mundësi t’i shikonte asnjë prej tyre.

Sport

21/10/2016 12:45

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka pranuar se nuk kishte mundësi t’i shikonte asnjë prej tri ndeshjeve të deritashme të Kosovës, në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2018”.

“Nuk kam pasur kohë të shoh dy ndeshjet e fundit. Kam pasur mundësi të shoh vetëm ndeshjen me Finlandën dhe më pëlqyen, madje morën edhe një barazim të bukur”, ka deklaruar strategu italian, përcjell “Lajmi.net”.

Kosova dhe Shqipëria të gjitha ndeshjet e deritashme të eliminatoreve për “Botërorin 2018” i kanë zhvilluar në të njëjtën ditë, e shpesh në të njëjtin orar.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.