Davids, i ashpër edhe në ‘pleqëri’

Futbollisti-trajneri i Barnet, Edgar Davids vazhdon të grumbullojë kartonë të kuq edhe në ‘pleqëri’. Ish ylli i Ajaxit, Juventusit dhe Barcelonës, tani 40-vjeç gjatë aventurave të mëparshme te skuadrat më të mëdha kontinentale shpeshherë ishte përjashtuar pas ndërhyrjeve të ashpra dhe incidenteve të shkaktuara në fushë. Një të tillë e mori edhe sot në duelin…

Sport

13/10/2013 17:19

Futbollisti-trajneri i Barnet, Edgar Davids vazhdon të grumbullojë kartonë të kuq edhe në ‘pleqëri’.

Ish ylli i Ajaxit, Juventusit dhe Barcelonës, tani 40-vjeç gjatë aventurave të mëparshme te skuadrat më të mëdha kontinentale shpeshherë ishte përjashtuar pas ndërhyrjeve të ashpra dhe incidenteve të shkaktuara në fushë.

Një të tillë e mori edhe sot në duelin në kuadër të Conference Premier kundër Brexham. Davids qëlloi me bërryl futbollistin e Wrexham, Stephen Wright, në minutën e 88-të të takimit derisa ky i fundit ishte munduar të marrë topin nga duart e ish reprezentuesit holandez.

Pas qetësimit të gjakrave, dhe ndëshkimit me karton të kuq për të dy futbollistët, Dean Keates shënoi nga goditja e lirë për barazimin 1-1 kundër Barnetit. Davids po plaket, por ‘zanatin’ nuk po e harron.