David Ospina te Napoli në huazim

Napoli ka siguruar një portier të ri.

Sport

16/08/2018 10:23

Dy ditë para mbylljes së merkatos në Serinë A Napoli ka zgjedhur portierin për sezonin e ri.

Me Meret (është i dëmtuar) dhe Karnezis në dispozicion, Ancelotti mund të besojë edhe te Davis Ospina. 29-vjeçari kolumbian vjen nga Arsenali në formë huazimi.

Ospina zbarkon këtë të enjte në Napoli, ku do t’u nënshtrohet menjëherë vizitave mjekësore.

Sezonin e fundit, portieri i “Topçinjve” është aktivizuar në 21 ndeshje në total: 5 në Premier League, 10 në Europa League, 5 në Kupën e Ligës dhe 1 në FA Cup.