David Moyes është gjeni i futbollit

David Moyes nuk është aktualisht i dashur për tifozët e Manchester Unitedit, por atë e duan mbështetësit e skuadrave rivale nga Premierliga. Derisa United përgatitet të takohet me rivalin e vjetër Liverpool në Old Trafford, pas një jave, tifozët e skuadrës nga Anfield kanë përgatitur një transparent duke nderuar “arritjet” e Moyesit. Derisa United duket…

Sport

07/03/2014 12:08

David Moyes nuk është aktualisht i dashur për tifozët e Manchester Unitedit, por atë e duan mbështetësit e skuadrave rivale nga Premierliga.

Derisa United përgatitet të takohet me rivalin e vjetër Liverpool në Old Trafford, pas një jave, tifozët e skuadrës nga Anfield kanë përgatitur një transparent duke nderuar “arritjet” e Moyesit.

Derisa United duket se do të mungojë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm – Liverpool do t’ua zë vendin – një grup i tifozëve të Reds do të shpalosin një transparent në ballafaqimin e skuadrave në Old Trafford.

Ngacmimi do të hidhërojë edhe më tepër përkrahësit e Unitedit, që e kanë ndjekur ekipin duke dominuar ndaj Liverpoolit në dekadën e fundit, mirëpo gjendja ka ndryshuar dhe Reds janë aktualisht në pozitën e dytë, kurse kampioni në fuqi i Premierligës është i shtati në tabelë.