David Luiz tregohet i madh, iu blen dhurata bashkëlojtarëve dhe presidentit Abramovich (FOTO)

David Luiz i ka harxhuar plot një milion euro për tu bërë dhurata bashkëlojtarëve, trajnerit Antonio Conte dhe pronarit Roman Abramovich që për të është unike, për nderë të titullit të fituar javë më parë.

Sport

19/05/2017 17:20

Luiz, që për të është titulli i parë në Ligën Premier, i ka ndarë 30 varëse dore për bashkëlojtarët në qendrën stërvitore.

Kompania Senturion, i ka prodhuar këto varëse duarsh për nder të kampionëve, pasi nuk merret me këtë punë.

Sa i përket dhuratës për Abramovich, lojtari i ka dhuruar një gurë meteori të  vjetër 4.9 miliardë vjet të vjetër, më i vjetër se toka.

Senturion, prodhojnë koleksione unike dhe çdo seri e tyre është e limituar.

Luiz që luajti këtë vit me sistemin me tre mbrojtës, varëset i ka bërë me ari 18 karat dhe diamant të zi 198.

Në çdo varëse e ka shkruar “Zoti është i madh. DL”.

Çdo varëse që e prodhon Senturion kushton nga  38 mijë funte e lartë, ndërsa dhurata për Abramovich, ka kushtuar gjashtë herë më shumë.

Për këtë ka folur drejtori i komunikimit të kompanisë Senturion.

“Është një gjest shumë bujar nga David për shokët e skuadrës. Ai i ka bërë 30 copa të tilla”.

Edhe Drogba kishte dhuruar unaza në vlerë 800 mijë funte për bashkëlojtarët kur e fituan Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6