David e Victoria, çifti i kopertinave

Janë martuar qe 14 vjet, por për Victoria dhe David Beckham, lidhja po funksionon si në ditën e parë. Stilistja dhe ish futbollisti britanik kanë pozuar për disa kopertina, prej tyre edhe romantike, si për ‘Vogue Paris’, për ë vazhduar me objektivin e Inez & Vinoodh, në kopertinat speciale të edicionit të festave të fundvitit.…

ShowBiz

04/12/2013 10:00

Janë martuar qe 14 vjet, por për Victoria dhe David Beckham, lidhja po funksionon si në ditën e parë. Stilistja dhe ish futbollisti britanik kanë pozuar për disa kopertina, prej tyre edhe romantike, si për ‘Vogue Paris’, për ë vazhduar me objektivin e Inez & Vinoodh, në kopertinat speciale të edicionit të festave të fundvitit.

Të pashëm, të pasur dhe të dashuruar, David e Victoria janë emblemë e lumturisë. Por, cili është sekreti i raportit të tyre? “Unë dhe David kemi kaluar shumë kohë së bashku. I kemi pasur rëniet dhe ngritjet, por jemi krenar me njëri-tjetrin. Ishim gjithmonë mjaft krenarë, unë dhe fëmijët, me sukseset e David. Gjatë të gjitha ndeshjeve, kemi bërë tifo për të”, deklaroi ish anëtarja e ‘Spice Girls’. Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të çiftit, bërë për kopertinat e revistave dhe magazinave.