David de Gea zgjidhet portieri më i mirë në botë

David de Gea është zgjedhur portieri më i mirë në botë nga futbollistët.

Sport

24/09/2018 17:10

Futbollistët kanë zgjedhur portierin e Manchester United, David de Gea, si portierin më të mirë në botë, në ceremoninë e FIFA për më të mirin që sonte organizohet në Londër, shkruan Marca, përcjell lajmi.net.

Portieri spanjoll ka arritur të marrë votat e futbollistëve, për të fituar këtë çmim.

25 vjeçari ka qenë kyç në sukseset e Manchester United sezonin e kaluar, duke bërë pritje të jashtëzakonshme përgjatë gjithë sezonit.

Në garën për këtë çmim, De Gea ka mposhtur Thibaut Courtousin, Kasper Schmeichel dhe Hugo Lloris./Lajmi.net/