David Beckham rikthehet në futboll me PES (Video)

Pro Evolution Soccer i Konami është gjithmonë në konkurrencë me FIFA të EA Sports për lojën më të mirë të futbollit dhe për të marrë avantazhin ndaj rivalit, kompania japoneze ka vendosur të rikthejë legjendat e dikurshme.

Auto & Tek

21/08/2017 23:09

Një prej tyre është edhe ish-kapiteni i Anglisë dhe Manchester United, David Beckham.

Konami ka nënshkruar kontratë me ish-lojtarin më të famshëm në botë, i cili ka fituar 19 tituj të mëdhenj në karrierën e tij 20-vjeçare.

Lojtarët mund të zgjedhin David Beckham në “MyClub” të PES 2018, që do të dalë në treg në datën 12 shtator të këtij viti. /Lajmi.net/