Davetolgu sot i dorëzon Erdoganit përbërjen e qeverisë së përkohshme

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu pasdite do ti dorëzojë Presidentit Recep Tayyip Erdoğan listën e kandidatëve për ministra në qeverinë e përkohshme.

Bota

28/08/2015 15:37

Ky veprim sipas tij, është hap konkret që qon drejt zgjedhjeve të reja.

“Shpresoj që kabinetin e ri t’ia paraqesë këtë pasdite Presidentit” tha Davutoğlu sot dhe shtoi se: “Në një mënyrë, kjo do të jetë hapi më konkret që çon në përsëritjen e zgjedhjeve”.

Davutoğlu  nga e marta punon për formimin e qeverisë së përkohshme, e cila do të çojë vendin në zgjedhje të përsëritura më 1 nëntor, që u shpallën nga  Presidenti turk, Erdoğan.

Pas zgjedhjeve të përgjithshme të 7 qershorit, asnjë parti politike nuk fitoi vende të mjaftueshme në Asamblenë Kombëtare të Turqisë për të formuar e vetme qeverinë. Bisedimet për formimin e koalicionit midis Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), e cila fitoi shumicën e vendeve në parlamentin e Turqisë në zgjedhjet e qershorit me palët e tjera, dështuan, transmeton Anadolu Agency

Të gjitha partitë, përveç Partisë Popullore Demokratike pro-kurde, nuk pranuan të jenë pjesë e qeverisë së përkohshme. “Ne do të punojmë në frymën e një qeverie të përkohshme, por si një qeveri me mandat të plotë,” tha Davutoğlu, duke iu referuar qeverisë së përkohshme të cilën do ta drejtojë.

Ish-ministrat e Partisë AK do të vazhdojnë të ushtrojë funksionet në qeverinë e përkohshme.

Qeveria turke përbëhet nga 25 ministri. Të tre ministritë më të rëndësishme – e Brendshme, Transportit dhe Drejtësisë, duhet ti takojnë kandidatëve jopartiakë, ndërsa 11 dikastere ministrore duhet ti takojnë AK Partisë, dhe partitë e tjera duhet të plotësojnë 11 ministritë tjera.