Daut Haradinaj, votuesve: Vota juaj më obligon të jem zëri juaj!

Deputeti i zgjedhur nga AAK,Daut Haradinaj, sot është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

27/07/2017 21:09

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes faqes së tij zyrtare ë Facebook. Haradianj ka falënderuar të gjithë votuesit e tij dhe të Aleancës, ku ka thënë vota e votuesve e obligon të jetë zëri i tyre, transmeton lajmi.net.

Shkrimi i plotë:

Sot bëra regjistrimin si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Zgjedhja ime në këtë deryrë do të ishte e pamundshme pa besimin tuaj që në numër aq të madh ma dhatë votën, mua si përfaqësues i juaji edhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si subject politik!

Për këtë ju falenderoj nga zemra! Dua poashtu t’ju siguroj që vota juaj më obligon të jem pranë jush, duke qenë edhe zëri I juaji.

D.H.