Daut Haradinaj tregon se si ishin vrarë disa nga familjarët e Lahi Brahimajt – Lajmi.net
Daut Haradinaj tregon se si ishin vrarë disa nga familjarët e Lahi Brahimajt
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 23:40, 11 February 2019
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka ndarë një rrëfim që lidhet me familjen e anëtarit të kësaj partie, Lahi Brahimajt me të cilin ka edhe lidhje familjare.

Haradinaj ka treguar përmes Facebook-ut se si janë vrarë nëna dhe gjyshja e Brahimjat në natën e 2 gushtit të vitit 1998 dhe si ishte bombarduar shtëpia e tyre nga forcat serbe, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Natën e 2 gushtit të 98′, pas një beteje tepër të përgjakshme në Jabllanicë, diku rreth orës 12 të mesnatës kam arritë në shtëpinë e Dajës Lahi.

I tërë fshati digjej, dukej sikur hëna po e ndriçon këtë fshat me ngjyrë të kuqe,

Hyra në shtëpi pas një kohe të gjatë dyluftimi që natyrisht ishte triumf.

Në këndin e shtëpisë shumëkatëshe që ishte bombarduar dhe po digjej, nga flakët e djeg’jës e shof një trup të copëtuar njeriu, ajo ishte gjyshja ime, nëna e Lahiut, afër saj ishte edhe gjyshja e Lahiut.

I ri dhe i pa përvojë që isha, përpos përvojës së luftës, i mblodha aq sa munda copat e gjyshës sime dhe gjyshës së Lahisë.

Pasi u nisa me shumë ushtarë të njesive elitë, në dalje të shtëpisë e takova Lahiun dhe Nazmiun. Normalisht që ishte tejet e rëndë, ju drejtova të dyve:

“Dajë na kanë ra hise kjo farë e keqe e duhet me u mbajtë të fortë se kemi hala punë me kry.

Lufta vazhdoi deri në fund dhe prapë vazhdon.

Vetëm ata që e kanë dhënë jeten e kanë kry luftën…Të tjerët vazhdojnë”. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO