Daut Haradinaj në Pejë premton fitore të AAK-së (Foto)

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Daut Haradinaj sot ka zhvilluar takim me struktura e partisë në Pejë.

Lajme

22/07/2017 21:01

Në takim ka qenë edhe kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Fatmir Gashi dhe ish kryetari i Pejës, Ali Berisha.

“Sot zhvilluam një takim shumë të rëndësishëm me strukturat e AAK-së në Pejë. Një energji dhe entuziazëm i madh vërehej në këtë takim! Përgatitjet për fitore janë shumë premtuese. Suksese Pejë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Njëherit ky takim i Haradinajt ka shënuar edhe nisjen e fushatës për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 22 tetor. /Lajmi.net/

daut1 daut2 daut3