Daut Haradinaj: Kosova nuk ka humbur centimetra tokë, por mijëra hektarë

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se deklaratat e Hashim Thaçit se Kosova nuk ka humbur centimetra tokë me demarkacionin me Malin e Zi nuk janë të vërteta.

Lajme

14/02/2016 23:43

Sipas Haradinajt, Kosova nuk ka humbur centimetra tokë por mijëra hektarë.

“Deklaratat e Hashim Thaçit se Kosova nuk e ka humbë as një centimetër tokë me Malin e Zi dhe ideja e ekspertëve ndërkombëtarë po tingëllon si ajo thënia e këtyneherit: hajde Babë, ti tregoj megjat. Nuk janë humb centrimetra, por, mijëra hektar. Por do të kthehen shpejt…” ka thënë ai në një postim në facebook.