Daut Haradinaj ka një urim special për Sami Lushtakun

Deputeti i Kuvendit të Kosovë nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj i ka përcjellur një urim kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, me rastin e ditëlindjes së këtij të fundit.

Lajme

20/02/2017 22:02

“Mik i nderuar Sami, e di që nuk e lexon këtë urim, por kjo nuk ma zbeh rrespektin për ty dhe luftën tuaj në rrethanat e vështira që ishte vendi ynë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më tej ai ka shtuar “ty dhe shokëve tjerë që dergjen nëpër burgje e që për mua do mbeteni luftëtarë lirie, ju siguroj që jeni ma të mëdhenj se ata që ju hoqen lirinë”.

Lushtaku sot ka mbushur 56 vjet.

Ai ndodhet në vuajtje të dënimit nën akuzën për krime luftë.