Daut Haradinaj flet në emër të Bllokut, edhe zgjedhjet opsion

Nëse presidentja Atifete Jahjaga nuk i drejtohet Gjykatës Kushtetuese edhe një herë për sqarime të pikës 127, dhe nëse kjo e fundit ia hedh poshtë këtë kërkesë, atëherë opsioni i vetëm në tavolinën e Bllokut mbeten zgjedhjet.

Lajme

20/10/2014 21:25

Këtë e ka thënë për TV Rrokum deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.

Ndërsa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj thotë se ata janë të vetëdijshëm që Gjykata Kushtetuese nuk i interpreton vendimet e veta. Por, sipas tij, duhet sqaruar pika 127 se si deputetët munden ta gjejnë vetë zgjidhjen.

Zemaj nuk e ka mohuar mundësinë që një ditë të ulen e të bisedojnë me Partinë Demokratike, por e udhës, sipas tij do të ishte që kjo të bëhet në Kuvend.

Edhe Zemaj ka mohuar se mbi liderët e bllokut po bëhet presion për rishikimin e marrëveshjes ndërmjet tyre, më qëllim të hyrjes në bashkëqeverisje me PDK-në.