Daut Haradinaj e fton Shpend Ahmetin t’i bashkohet AAK-së

​Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj thotë se kjo parti është e hapur për Shpend Ahmetin.

Lajme

19/03/2018 15:36

Ai ka thënë se ka shumë respekt edhe në aspektin personal për Ahmetin dhe në intervistën dhënë Periskopit, Haradinaj ka thënë se Ahmeti “lirisht mund ta konsiderojë këtë si ftesë të hapur për t’iu bashkuar kësaj partie”.

“Ne kemi fitu në Klinë, Gjakovë, Rahovec, Deçan e Junik. Kemi një pushtet lokal pothuajse gati partia e parë. Jemi në bashkëqeverisje në shumë komuna po ashtu edhe në kryeqytetin e Kosovës. Sa i përket veprimeve të tij të brendshme nuk i kisha komentu. Por Aleanca asnjëherë nuk ka qenë e mbyllur e sidomos për Shpend Ahmetin. Jo vetëm ftesë por po flas por në krejt atë natyrën personale e vlerësoj shumë edhe si njeri dhe shpresoj të ketë shumë sukses në qeverisjen e komunën e Prishtinës. Pse jo edhe nëse Shpend Ahmeti e vlerëson si ftesë le ta kosnideron si ftesë”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, në këtë intervistë, Daut Haradinaj ka folur edhe për çështjen e demarkacionit ku ka thënë se fton edhe opozitën ta votojë këtë marrëveshje.