Daut Haradinaj e Arianit Koci së bashku në ahengun e Pal Lekajt (Foto)

Pal Lekaj i ka mbledhur miqtë e tij në një aheng Familjar. Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj bashkë me avokatin Arianit Koci kanë qenë në gazmendin familjar të Lekajt, por nuk kanë munguar edhe zyrtarë të tjerë të AAK-së.

Lajme

27/12/2015 21:20

 

Ai i ka publikuar fotografitë në rrjetin social facebook dhe i ka falënderuar miqtë e tij që kanë marr pjesë, transmeton Indeksonline.

Lekaj u la i lirë para disa ditësh, pasi u arrestua nga Policia për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.