Daut Haradinaj denoncon publikisht një person që po thirrej në emrin e tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka denoncuar publikisht një person që po thirret në emrin e tij.

Lajme

23/05/2018 23:30

Nëpërmjet një njoftimi në faqen e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se ky person, tash për tash i panjohur, po thërret njerëzit në telefon, duke u prezantuar si ai.

Haradinaj ka bërë të ditur se një prej njerëzve që ky person ka telefonuar, është edhe ish-futbollisti Agim Cana, babai i ish-futbollistit Lorik Cana.

Haradinaj ka zbuluar edhe numrin e telefonit të personit që po thirret në emrin e tij.

Ai ka bërë thirrje që nëse dikush ka informacione për të, ta informojë Policinë e Kosovës.