Datat e dasmave në këtë qytet i cakton berberi

Prej 6 vitesh në qytezën Mihalgazi të Eskishehir-it datat e dasmave i vendos berberi Rıza Tek.

Fun

30/01/2016 11:32

Tek, i cili prej 30 vitesh ushtron profesionin e berberit në këtë qytezë, në një intervistë për Anadolu Agency (AA) shpjegon se në vitet e shkuara organizoheshin 4-5 dasma në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë. Tek thotë se një gjë e tillë sillte shumë vështërsi tek qytetarët pasi nuk dinin se në të cilën dasëm të shkonin më parë.

“Deri në momentin që i shkonte një ftesë askush nuk e dinte datën dhe orën e dasmës. Më pas ishte shumë e vështirë që data e dasmës të ndërrohej përsëri. Për shkak se dyqani im është gjatë gjithë kohës i hapur çdokush mund të më gjejë pa u munduar. Për këtë arsye në bazë të kërkesave pranova të jem përgjegjës për përcaktimin e datave të dasmave. Tani e 6 vite datat e dasmave i vendos un. Së pari pyesim bashkinë për ditët e panairit dhe në këto ditë nuk jap data dasme” shpjegon Tek.

Duke thënë se për ata që vijnë me data të caktuara ai i përcakton njërën prej tyre Tek në vazhdim thotë: “Mundohem ti vij në ndihmë të gjithve. Organizojmë 30 – 40 dasma në vit”.

– Qytetarët të kënaqur nga ky shërbim –

Kryetarja e Bashkisë së Mihalgazi-t Zejnep Akgyn thotë se që kur Rıza Tek filloi organizimin dhe dhënien e datave të dasmës në qytezë është vendosur një rregull ku qytetarët mund të shkojnë pa probleme në të gjitha organizimet.

“Qytetarët tanë janë shumë të kënaqur nga kjo. Askush nuk bën dasëm pa pyetur berberin. Ndërkohë në ditët e panairit tonë i cili ka filluar që në vitin 1946 dhe është kthyer në një traditë, nuk jepen data dasmash apo organizimesh të tjera” shpjegon Akgyn.

Mehmet Bajrak, një qytetarë i kësaj qyteze thotë se këtë fundjavë ka dasëm dhe datën e saj e ka konsultuar me berberin. Ai tregon se është shumë i kënaqur nga një shërbim i tillë dhe se kjo gjë pengon çrregullimet në organizime të ngjashme.

Ozkan Bakkal i cili pret të martohet më 31 korrik thotë se e ka marrë një vit më parë datën e dasmës së tij nga berberi. “Mora radhën e dasmës tek berberi. Shpresoj që në atë datë do të martohem” thotë ai.