Dastid Pallaska tallet me Edi  Ramën: Ministrat e Ramushit nuk bartin drogë me vetura

Avokati Dastid Pallaska ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë. Edi Rama kritikoi sonte kryeministrin Ramush Haradinaj, duke e quajtur të shpikur kauzën e tij për demarkacionin.

Lajme

16/02/2018 22:43

Pallaska i ka përmend Ramës një problem, të cilin, sipas tij, nuk e ka Haradinaj.

“Ramush Haradinaj ka shumë probleme e mungesa por së paku nuk është Kryeministër i një vendi ku Ministria e Punëve të Brendshme e “siguron” eksportin e kanabisit në Evropë’, shkruan Pallaska në Facebook.

“Demarkacioni është një problem i shpikur nga politika e brendshme e Kosovës që nuk ka asnjë bazë reale dhe që është një padrejtësi ndaj njerëzve të këtij vendi”, tha për Klan Kosovën Rama, duke ngrit reagimin e vetë Haradinajt.

Shefi i qeverisë së Kosovës, në kundërpërgjigjen e tij, tha se Rama kishte shumë ‘shpikje’ në vendin ekzekutivin e të cilit drejton.

Seanca për ratifikim të demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është thirr për të dielën në orën 18:00.

Lexoni edhe:

Haradinaj i reagon ashpër Edi Ramës: Merru me shpikjet tuaja brenda Shqipërisë, të dalin boll