Dasmorët u ‘mbajtën peng’ derisa paguan 4 mijë euro, pasi dogjën me xixëllonja një pjesë të tendës

Rosie dhe Jack Deverson që shkuan në Itali për një dasmë familjare, u ‘mbajtën peng’ derisa paguan 4,000 euro, për djegien e pjesshme të tendës me xixëllonja.

Fun

22/10/2018 08:13

Dasmorët e përshkruan si shumë të vështirë, kur stafi i hotelit që ndodhet në Sorrento, u sollën tepër dhunshëm me ata, duke i mbajtur mbyllur për katër orë, transmeton Telegrafi.

E tëra ndodhi, pasi ata i hodhën prej ballkonit xixëllonjat që nuk ishin tërësisht të fikura dhe ato lanë shenja në pjesën e sipërme të tendës. Çifti nga Kenti i Anglisë, shkuan menjëherë te menaxheri i hotelit që të tregojnë për rastin, nga frika se mund të përhapet ndonjë zjarr.

“Na mbyllën dhe nuk na lejonim të dilnim, duke na detyruar të nënshkruajmë disa dokumente. Na thanë se dëmi kushton 8,000 euro, ndërsa nuk do të na lejojnë të dalim pa paguar gjysmën” ka thënë Deverson.

Meqenëse nuk i kishin paratë e duhura, ata i morën hua nëpërmjet telefonit, megjithëse pretendojnë se dëmi ishte minimal.