Dasmë këtë verë? E ‘konfirmon’ vetë Luana

Moderatorja Luana Vjollca është emër shumë i komentuar në mediet rozë.

ShowBiz

21/01/2018 08:46

Tash e sa muaj, ajo është e angazhuar në drejtimin e emisionit “Shiko kush Luan”, shkruan lajmi.net.

Përveç të pranishmëve që gjenden shpesh në situata të ‘sikletshme’ në pyetjet që iu bëhen, në atë gjendje vihet edhe vetë Luana.

Në puntantën e mbrëmshme, moderatorja pyeti Ylli Limanin se kur do të martohet, ai ia ktheu “Nuk e di, ndoshta shumë shpejt”.

Befasues ishte reagimi i Luanës e cila ia ktheu “Në verë, si unë”, e më pastaj tha se ishte shaka, ndërsa kapiteni i njërës skuadër, Edi Manushi tha se zërat po qarkullojnë.

Për ndryshe, tash e sa muaj flitet për një lidhje të Luanës me Krenar Çoçajn, por asnjëri prej tyre nuk kanë konfirmuar diçka të tillë në publik. /Lajmi.net/